Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse nuk duhet të blini bukë të prerë në feta

Shoqata e Prodhuesve të Bukës në Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, por të shitet si një e plotë.

Kjo për arsye se buka kur del nga furra krijon një kore të vetën, e cila nuk lejon që të hyjnë mikrobet apo diçka tjetër. Në qoftë se buka prehet do të hyjnë shumë mikrobe brenda.

Kjo Shoqatë, rekomandon që kjo bukë të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë para se të prehet, derisa klienti kërkon bukë të ngrohtë të prerë aty për aty.

Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë.

“Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë”, shprehet kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës, Avni Nela, transmetojnë mediat në Shqipëri.