Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse duhet pirë uji me limon në mëngjes?

Shprehitë që i përvetësoni ose do ta forcojnë sistemin tuaj imunitar, ose do ta dobësojnë atë. Hulumtuesit kanë dëshmuar që uji i ngrohtë i përzier me lëngun e limonit mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj.

Duke e përvetësuar këtë shprehi, pas një muaji do t’i vëreni ndryshimet e rëndësishme në funksionimin e organizmit më vonë gjatë ditës, transmeton Koha.net. Mos u befasoni në qoftë se uji i ngrohtë me limon, pas një kohe të bëhet një ritual pa të cilin nuk mundeni dot.

Forcon imunitetin - Limoni është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe kaliumit. Vitamina C prej kohësh njihet për rritjen e imunitetit dhe zvogëlimin e rrezikut nga ftohjet dhe gripi. Kaliumi stimulon trurin dhe nervat dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Rregullon vlerat e pH - Limoni ka veti të shkëlqyera alkaline. Edhe pse ka shije të thartë, limoni në trupin tonë ka një efekt alkalin, me ç’rast ndihmon në ruajtjen e vlerave të pH në trup.

Ndihmon humbjen e peshës - Limoni ndihmon në kontrollimin e dëshirës për ushqim. Studimet kanë treguar se një dietë alkaline dukshëm përshpejton humbjen e peshës. Kur ditën e filloni siç duhet, është shumë më lehtë të merrni vendime të mira për shëndetin më vonë gjatë ditës.

Ndihmon tretjen - Uji i nxehtë e stimulon sistemin e tretjes dhe lehtëson tkurrjen e muskujve. Në këtë mënyrë do ta stimuloni sistemin e tretjes dhe do t’i rregulloni problemet e tretjes. Limoni është një burim i shkëlqyer i mineraleve dhe vitaminave të cilat e inkurajojnë eliminimin e toksinave nga sistemi i tretjes.

Vepron si diuretik i butë - Limoni ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës. Toksina lirohet shumë më shpejt, ndërsa trakti urinar bëhet më i shëndetshëm.

Pastron lëkurën - Vitamina C zvogëlon dukshmërinë e rrudhave dhe parregullsitë në lëkurë. Duke eliminuar toksinat nga trupi, eliminohen edhe toksinat nga lëkura.

Rrit nivelet e energjisë - Nëse e filloni ditën me ujë të ngrohtë të përzier me limon, më vonë gjatë ditës do ta vëreni se si niveli i energjisë mbetet stabil dhe nuk ndryshon në mënyrë drastike.

Rregullon sheqerin në gjak - Uji me limon parandalon ndryshimet e papritura në nivelin e sheqerit në gjak, dhe kështu do t’i parandalojë dëshirat për ushqim dhe luhatjet në disponim.

Artikuj të ngjashëm