Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Provoni 7 ushqime që e luftojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe dementien

Ekzistojnë shumë lloje të dementisë, por sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme dhe ajo i prek më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën, transmeton koha.net.

Dementia është progresive dhe shkakton dëmtimin e trurit. Pasi që qelizat në tru nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën, trupi pushon së funksionuari si duhet. Ushqimi i duhur mund ta ruajë shëndetin e trupit, ndërsa ushqimi i dobët mund t’i rrisë problemet shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shafrani. - Hulumtimet tregojnë se shafrani efektivisht i mënjanon pllakat apo shtresat nga truri të cilat kontribuojnë në degradimin e qelizave të cilat mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit. - E përmban një substancë të quajtur oleokantal. Ajo ndihmon në rritjen e prodhimit të proteinave dhe enzimave të rëndësishme të cilat ndihmojnë në shpërbërjen e pllakave të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Manaferrat. - Këto fruta përmbajnë substanca të cilat e mbrojnë trurin nga dëmet e mëtejshme të shkaktuara nga radikalet e lira. Ato kanë veti antiinflamatore dhe përmbajnë antioksidantë dhe vitamina C dhe E.

Spinaqi. - Spinaqi është një antioksidant i fuqishëm. Sipas anketës, e cila i përfshiu më shumë se 200 femra, ushqimet e pasura me vitaminë B6 dhe acidit folik mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës afatshkurtër dhe aftësive mendore.

Brokoli. - Brokoli përmban dy ushqyes të cilët mund ta përmirësojnë funksionin e trurit. Vitamina K ndihmon në forcimin e aftësisë kognitive dhe kolina është përgjegjëse për përmirësimin e kujtesës. Brokoli përmban edhe acid folik.

Arrat. - Arrat janë të pasura me ushqyes antiinflamator dhe ndikojnë pozitivisht në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, gjë që mundëson qarkullimin efikas të oksigjenit në tru.

Salmoni i egër. - Sipas hulumtimit, personat që i hanë tri racione të peshkut të kaltër në javë, e kanë një rrezik 50% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe dementisë.