Mund të mos jetë asgjë shqetësuese – dhe zakonisht nuk është.
Por, skuqja e syve, në fakt, mund të jetë shenjë e një sëmundje serioze, shkruan “Daily Mail”.
Oftamologët thonë se ajo mund të jetë shenjë e fshehur se keni diabet të Tipit 2.
Dhe, në kohën kur shkakton rrëmujë në shikimin tënd, diabeti mund të ketë avancuar dukshëm.
“Kontrollet e syve kanë për qëllim të shohin nivelin e shikimit tënd dhe nëse ju duhen syze. Por, ato mund të luajnë rol vendimtar edhe për të zbuluar probleme serioze shëndetësore, siç është diabeti”, thotë Kyla Black nga Boots Opticians.
Edhe
Shenjat që tregojnë se mund të keni diabet
Duke folur si pjesë e Javës për Vetëdijesim për Diabetin, ajo ka treguar pesë simptome të syve që mund të jenë shenja paralajmëruese për diabet.
Black, që punon oftamologe mbi 25 vjet, ka përfshirë dobësimin gradual të shikimit apo humbjen e papritur të shikimit në listën e simptomave.
Forma “që lundrojnë” në fushën e shikimit tënd, shikimi i turbullt apo edhe dhembja e skuqja e syve janë tre shenja tjera paralajmëruese për diabet të Tipit 2.
Çështjet që prekin sytë shkaktohen nga retinopatia diabetike, një komplikim i gjendjes në vete.
Pa trajtim, mund të çojë në humbje të shikimit. Por, mund të duhen me vite të arrihet në këtë fazë.
Edhe
Shikimi shenjë paralajmëruese e demencës 12 vjet para diagnostikimit
Kjo shkaktohet nga niveli i lartë i sheqerit në gjak, që dëmton enët e gjakut që ushqejnë pjesën e pasme të syrit, retinën.
“Mund të mos tregojë ndonjë simptomë të dukshme, derisa gjendja të jetë më e avancuar. Këto simptoma nuk do të thonë domosdoshmërish se keni diabet, por është me rëndësi të kontrolloheni”, thotë Black.