Pija që po këshillohet të konsumohet për humbje peshe të shpejtë dhe shkrirje të dhjamit të tepërt është një pijë e zakonshme. Kafja është ajo që dietologu i famshëm britanik, Michael Mosley, ka thënë se është shumë e mirë të konsumohet para shkuarjes në palestër. Pija që zgjon nga gjumi dhe pothuajse të gjithë e preferojnë në mëngjes për t’u kthjellur dhe për të fituar energji ka edhe benefite të tjera, ka shkruar “TheSun”.
“Jam gati të bëj diçka që duhet ta rrisë vigjilencën time, ta përmirësojë humorin tim dhe madje ta rrisë performancën time gjatë stërvitjes në mëngjes”, ka thënë Mosley dëgjuesve në një episod të podcastit të tij në BBC “Just One Thing”, para se të pinte një filxhan kafe.
Një filxhan kafe jo vetëm që vë trurin në punë, por edhe trupin, ka thënë dietologu.
“Çuditërisht, pirja e kafesë jo vetëm që na nxit mendërisht, por është treguar se na rrit performancën në lloj-lloj mënyrash të tjera”, ka thënë ai.
Kjo përfshin “rritjen e sasisë së yndyrës që digjni ndërsa bëni ushtrime dhe përmirësoni qëndrueshmërinë, kështu që të mund të vazhdoni për më gjatë”.
Ai ka thënë se kafja është mirë të konsumohet një orë para ushtrimeve.
“Ne e dimë se të jesh fizikisht aktiv është vetëm një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh për shëndetin tënd. Pra, nëse pirja e një kafeje motivon dikë të punojë ose për të bërë një shëtitje, mendoj se duhet të përqendrohemi në gjëra që ndihmojnë për këtë”, ka thënë James Betts, profesor i fiziologjisë metabolike në Universitetin e Bathit.
Kafeja përmban kafeinë që është stimulues i fuqishëm kundër insekteve. Kafeja është gjithashtu e pasur edhe me antioksidantë që kanë një efekt të fuqishëm antiinflamator. Nëse konsumohet në baza normale e nuk teprohet, dietologu kafenë e ka quajtur si shumë të mirë edhe për shëndetin e zemrës. Kjo pas një studimi që është bërë në Britani në gjysmë milioni njerëz janë bërë konstatime se këta individë kanë shfaqur rezultate të mira të performancës së trurit gjithashtu. Pra kafeja është një pijë parandaluese e demencës dhe sëmundjeve të zemrës.
Por dietologu Mosley gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se nëse kafja konsumohet më shumë se që duhet mund të shkaktoje presion të lartë të gjakut dhe pagjumësi.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi