Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pija e mëngjesit për ditët e ngrohta të verës

Freskuese dhe shumë ushqyese, ky smoothie është ideal për mëngjeset e ngrohta të verës.

Përbërësit për përgatitjen e kësaj pije, i gjeni më poshtë:

Dy pjeshkë

Një limon

Një banane

Një lugë çaji mjaltë

Tre kuba me akull

Edhe Pija e mëngjesit që ndikon te niveli i sheqerit në gjak Lifestyle 5 muaj më parë Pija e mëngjesit që ndikon te niveli i sheqerit në gjak

Përgatitja

Prisni pjeshkët në copa të vogla. Më pas shtrydhni lëngun e limonit dhe hidheni në blender, raporton EO.

Shtoni aty frutat, mjaltin dhe copat e akullit. Lërini në blender për 30 sekonda deri sa të bëhet një masë kompakte. Kjo pije shërbehet e ftohtë.