Njerëzit e duan ushqimin ashtu siç e duan familjen. Me gjithë ato ëmbëlsira të cilat na rrethojnë ndonjëherë mund të jetë e vështirë të ruhet një peshë normale, por gjithmonë mund të gjeni ushqime që janë si të shëndetshme po ashtu edhe të shijshme.
Avokado
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDihet se avokado është një pemë, e cila përmban shumë yndyrë, që është arsyeja se pse disa e shmangin atë, por ajo që shumë njerëz ndoshta nuk e dinë është se këto janë yndyra, të cilat ndihmojnë në absorbimin e antioksidantëve, të cilat i përmban avokado. Avokado i përket llojeve më ushqyese të frutave, ndërsa në ditët e verës është i shkëlqyer për përgatitjen e supave të ftohta.
Gjalpi
Edhe pse është e vështirë të imagjinohet që gjalpi të jetë në listën e ushqimeve që janë të mira, disa nga avantazhet e tij mund t’ju inkurajojnë: gjalpi është i pasur me vitamina, të cilat absorbohen lehtë, është një burim i energjisë së shpejtë dhe nuk depozitohet në indet yndyrore.
Kafeja
Atyre që janë të varur nga kafeina nuk u intereson aq shumë rezultati përfundimtar i shumë diskutimeve rreth asaj se a është kafeja e shëndetshme apo jo, transmeton Koha.net. Por fakti është se kafeja është antioksidanti më i mirë nga të gjithë produktet që përdoren çdo ditë, gjë që e konfirmuan edhe hulumtimet e Shoqatës Amerikane të Kimistëve, të cilat janë kryer në më shumë se 100 ushqime. Megjithatë, mos harroni të bëni kujdes për sasinë që e konsumoni, sepse konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë simptoma negative si anksioza.
Gjalpi i kikirikut
Edhe pse 49 gramë yndyrë në 100 gramë gjalpë të kikirikut tingëllon alarmuese, ky ushqim është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe e ul rrezikun e sëmundjeve të arterieve koronare. Megjithatë, rekomandohet gjalpi i kikirikut pa sheqer të shtuar.
Buka
Buka është një ushqim me vlerë të lartë të energjisë dhe e përbën bazën e dietës, veçanërisht për fëmijët. Buka përmban karbohidrate të shëndetshme, të cilat janë burimi më i madh i energjisë për organizmin e njeriut dhe është e pasur edhe me proteina, vitaminën B, fibra dietike dhe antioksidantë.