Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë shenja që tregojnë se ju mungon dashuria prindërore

Ndjenja e mungesës së dashurisë së prindërve dhe mosrespektimi i tyre me vetëdije ose jo, mund të jetë një ngarkesë e tmerrshme për njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre.

Shpesh, njerëzit nuk e pranojnë këtë ndjenjë për shkak se mendojnë keq për prindërit e tyre. Por kjo ndjenjë nuk mund të shtypet dhe ajo gjithmonë do të kthehet, transmeton KP.

Para së gjithash, ne duhet të sqarojmë se çfarë është "pakujdesia emocionale".

Termi është shumë i qartë, thonë psikologët.

Fëmijët lihen pas dore nga ana emocionale kur prindërit nuk arrijnë t'i përgjigjen sa duhet apo si duhet ndjenjave të tyre.

Edhe Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja Lifestyle Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja

Nëse kjo mungon te fëmijët, mund të ndodhë vuajtje dhe konfuzion i madh tek ata.

Shpesh është një ndjenjë që thjesht nuk largohet. Gjithashtu, ndjenjat e fajit mund të lindin.

Pesë shenjat se ju mungon dashuria prindërore:

- Ndjenjë e vazhdueshme e parehatisë

- Keni frikë të vareni nga të tjerët

- Keni pamje joreale të vetvetes

Edhe Shmangia e lodhjes kronike Lifestyle Shmangia e lodhjes kronike

- Ju nuk keni dhembshuri për veten tuaj - por keni shumë për të tjerët

- Ndihesh fajtor, i turpëruar dhe i zemëruar me veten tënde