Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë erëzat më shëruese që duhet t’i keni në kuzhinë

Të gjithë e dinë se ushqimi i shumëllojshëm i pasur me fruta dhe perime e ka një efekt të dobishëm në shëndet, ashtu si edhe konsumimi i lëngjeve të mjaftueshme në trup dhe ushtrimet e rregullta.

Megjithatë, njerëzit shpesh harrojnë se ekzistojnë edhe disa gjëra që janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe duhet t’i përdorim gjatë përgatitjes së ushqimit, transmeton koha.net.

Në vijim ju sjellim pesë erëzat më shëruese, të cilat të gjithë duhet t’i kemi në kuzhinë. Ato mund të kenë efekt të dobishëm në organizëm, pavarësisht nëse bëhet fjalë për luftën kundër alergjive dhe dhimbjeve të ndryshme apo parandalimin e zhvillimit të tumoreve ose sëmundjeve të zemrës.

Shafrani

I njohur si ari indian, shafrani posedon veti të fuqishme shëruese, të cilat mund të eliminojnë substanca të dëmshme nga organizmi i njeriut. Ajo që është më e rëndësishmja, ai i përmirëson funksionet e trurit dhe e parandalon fillimin e sëmundjeve të zemrës. Ai gjithashtu ndihmon në reduktimin e artritit, Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Edhe ​Pesë erëza më të shijshme dhe më të shëndetshme Lifestyle ​Pesë erëza më të shijshme dhe më të shëndetshme

Piperi i zi

Kjo erëz ndihmon në tretjen e ushqimit, e zvogëlon kapsllëkun dhe problemet e tjera të tretjes. Hulumtimet kanë treguar se është efektiv edhe në parandalimin e kancerit, por edhe në trajtimin e tij, dhe ndihmon me depresionin, presionin e lartë të gjakut, varësinë prej duhanit dhe problemet me gjëndrën tiroide.

Kanella

Përdoret më së shpeshti në përgatitjen e ëmbëlsirave, por ndihmon edhe në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak. Hulumtimet kanë treguar se personat që kanë diabet të tipit 2, dhe kanë përdorur çdo ditë kanellë, e kanë ulur sheqerin në gjak. Kanella është e mirë për uljen e kolesterolit, ndërsa të gjithë duhet ta përdorin atë sepse ndihmon gjithashtu në parandalimin e kancerit, sulmeve të zemrës dhe helmimit me ushqim.

Arrë myshku

Kjo erëz aromatike përmban miristicinë, vaj esencial i cili mund të gjendet në bimët si karrota dhe selino. Është dëshmuar se e redukton kolesterolin, depresionin dhe anksiozën, dhe e përmirëson kujtesën dhe e rrit dëshirën seksuale.

Edhe 6 përfitimet më të mira shëndetësore nga konsumimi i shafranit Lifestyle 6 përfitimet më të mira shëndetësore nga konsumimi i shafranit

Xhenxhefili

E lehtëson dhe stimulon tretjen e ushqimit, largon ënjtjen dhe problemet me lukth, dhe i parandalon spazmat e barkut. Përveç kësaj, ka edhe veti analgjetike, qetësuese dhe antibakteriale, ndërsa për shkak të efektit antihistaminik përdoret edhe për trajtimin e alergjive. Është ideal për forcimin e sistemit imunitar dhe lehtësimin e simptomave të ftohjes.