Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Perimet për një dietë perfekte

Mos prit më gjatë dhe elemino yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd.

Në këtë artikull ju paraqesim perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë e për t’u përgatitur për verën e 2019-s.

Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime:

Spinaqi

Kjo lloj perimeje përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të patur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

Edhe Pesë ushqime që ia vlen t’i keni gjithmonë në kuzhinë nëse doni të humbni peshë Lifestyle 3 muaj më parë Pesë ushqime që ia vlen t’i keni gjithmonë në kuzhinë nëse doni të humbni peshë

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe protein, ndaj do të të ndihmojë të eleminosh toksinat dhe ndërkohë, është edhe e shijshme.

Brokoli (lulelakër jeshile)

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit.

Edhe Shëndeti fillon në pjatë, mësoni se cilat perime ulin rrezikun nga kanceri e sulmi në tru Lifestyle 6 muaj më parë Shëndeti fillon në pjatë, mësoni se cilat perime ulin rrezikun nga kanceri e sulmi në tru

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eleminuar yndyrnat.