Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në lëngje acide, të tilla si lëng limoni ose salcë domatesh, thithin më së shumti metale nga letra e aluminit.
Sipas një studimi të ri, përgatitja e ushqimit në letër alumini mund të jetë e dëmshme për shëndetin.
Ata kanë dëshmuar se një copë mishi e përgatitur në letër alumini mund të përmbajë deri në 400 miligramë metal, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sasia e lejueshme e metalit në ditë është vetëm 40 miligramë, transmeton albeu.
Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në salca acide, si lëng limoni ose domatesh, thithin pjesën më të madhe të metaleve nga letra e aluminit, shkruan femina.
Ushqimi që është i përgatitur me alkool ose që është vetëm i kriposur, pa ndonjë salcë, nuk thith aq shumë metale. Letra e aluminit është e lidhur me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimer-it.
-
A është i rrezikshëm gatimi me letër alumini
-
A është i dëmshëm për shëndetin gatimi me letër alumini
-
Mbështjellja e ushqimit me mbështjellës alumini e rrezikshme për shëndetin, thonë ekspertët
-
Ushqimet për foshnja të përgatitura në shtëpi përmbajnë metale sikur ato të gatshme, thotë studimi
-
Pse ushqimet e mbetura nuk duhet të mbështillen kurrë në letër alumini