Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përgatisni në shtëpi kremin kundër strijave

Strijat në lëkurë mund te jenë një problem i kujtdo, por që më së shumti prek gratë.

Ato shfaqen kur lëkura zgjerohet dhe ngushtohet në periudha të caktuara të jetës.

Pra sa herë sa shtoni apo humbisni në peshë në kilogramë të shumtë.

Megjithëse problemi i shfaqjes së tyre lidhet me pjesën estetike jo aq sa me atë shëndetësore, nevoja për të pasur një mënyrë kurimi për strijat ekziston.

Sekreti qëndron tek vitamina E e cila bën mrekulli në rigjenerimin dhe hidratimin e lëkurës.

Edhe Të mirat që ia sjell lëkurës vitamina E Lifestyle Të mirat që ia sjell lëkurës vitamina E

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë si të përgatisni kremin natyral me këtë vitaminë për të reduktuar strijat tuaja.

Përbërësit

2 lugë gjelle gjalpë shea

1 lugë gjelle vaj kokosi

1 kapsulë vitaminë E

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij kremi, përgatisni dy tenxhere të vogla për të realizuar banjëmarinë.

Edhe Kolagjeni funksionon për elasticitetin e lëkurës, por nuk i ndalon rrudhat Lifestyle Kolagjeni funksionon për elasticitetin e lëkurës, por nuk i ndalon rrudhat

Pra në një tenxhere të madhe hidhni ujë deri afër gjysmës dhe sipër vendosni në tenxhere më të vogël në mënyrë që të lundrojë mbi ujë.

Lërini në zjarr të ulët dhe hidhni si fillim të shkrijë gjalpi shea, duke përzier shtoni edhe vajin e kokosit dhe lërini derisa të formohet një masë e ujshme.

Në këtë moment ndani përgjysmë kapsulën me vitaminë E dhe hidheni tek tenxherja duke përzier për disa sekonda.

Hiqeni më pas atë nga zjarri kur masa të jetë plotësisht e lëngshme dhe vendoseni në një enë apo kavanoz hermetik ku doni ta ruani kremin dhe lëreni të ftohet.

Sipas dëshirës mund ta ruani edhe në frigorifer.

Si ta përdorni

Pasi e gjithë masa të jetë ftohur dhe të ketë marrë formën e një kremi lyeni me të pjesët ku keni probleme me strijat.

Edhe Vitaminat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme Lifestyle Vitaminat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme

Këtë mund ta bëni me lëvizje rrethore si me çdo krem normal dhe nuk ka nevojë ta shpëlani më pas.

Aplikojeni kremin një ose dy herë në ditë sipas dëshirës dhe nevojave tuaja./AgroWeb.org