Kokrrat e ëmbla të mjedrës i karakterizon ngjyra e kuqe e ndritshme, por edhe përfitimet e shumta shëndetësore.
Fruta e mjedrës është e pasur me ushqyes, vitamina dhe minerale dhe mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit, mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe ta rrisë fertilitetin.
Zbuloni se cilat përfitime shëndetësore i ofron mjedra:
Lufta kundër kancerit
Mjedrat janë plot me antioksidantë, të cilët aktivisht marrin pjesë në luftën kundër kancerit. Për më tepër, mjedrat përmbajnë 10 herë më shumë koncentrim të antioksidantëve se domatet. Hulumtimet tregojnë se fitonutrientët e mjedrës luajnë rol të rëndësishëm në reduktimin e stresit oksidativ dhe proceseve inflamatore në trup.
Shëndeti i sistemit kardiovaskular
Mjedra përmban kalium i cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit e të gjakut. Gjithashtu është plot me mangan, bakër dhe hekur, të cilat i prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut.
Fertiliteti më i mirë
Ekspertët pohojnë se vitamina C dhe magnezi, të cilat gjenden në mjedra, mund ta përmirësojnë feritlitetin tek meshkujt dhe femrat. Një teori tjetër pohon se antioksidantët në mjedra e mbrojnë shëndetin e spermës dhe e zvogëlojnë rrezikun e abortit.
Përmirësimi i kujtesës
Me konsumimin e mjedrave mund ta parandalojmë dëmtimin e trurit dhe humbjen e kujtesës në moshën më të vjetër.
Shëndeti i indeve dhe enëve të gjakut
Mjedrat janë të mbushura me vitaminë C, e cila ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, eshtrave, ligamenteve dhe enëve të gjakut.
Efektet anti-inflamatore
Për shkak të efekteve të saj anti-inflamatore, mjedra mbron nga sëmundjet e zemrës, e forcon imunitetin dhe e stimulon tretjen.
E forcon imunitetin
Mjedrat janë të pasura me vitaminë C, e cila e forcon imunitetin dhe mbron kundër infeksioneve të rralla. Vitamina C e rrit nivelin e antioksidantëve në mjedra, gjë që gjithashtu ndikon në shtyrjen e plakjes.
Shëndeti i syve
Kombinimi i vitaminës A, vitaminës C dhe fenolit e ruajnë shikimin dhe e mbrojnë atë nga çrregullimi i quajtur sytë e thatë.
Humbje më e shëndetshme dhe e shpejtë e peshës
Mjedrat janë të pasura me fibra, ndërsa kanë pak kalori, gjë që është një kombinim ideal për humbjen e peshës. Kjo frutë e ëmbël sezonale gjithashtu përmban shumë ujë dhe kalium, i cili e parandalon dehidratimin në këta muaj të nxehtë.
Të përshtatshme për diabetikët
Mjedrat kanë indeks të ulët glikemik, gjë që i bën të përshtatshme për diabetikët dhe të gjithë ata që duhet t’i monitorojnë nivelet e sheqerit në gjak.