Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një nga frutat sezonalë është edhe fiku, një frut shumë i shijshëm.
Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm.
Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve. Fiku ndihmon në problemet me kapsllëkun, diarrenë kollën, astmën.
Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave, kjo falë pranisë së kalciumit dhe mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.
-
Edhe ushqimet e shëndetshme mund të bëhen të rrezikshme nëse teprohen
-
Ushqimet e pasura me fibrat mund të ngadalësojnë plakjen
-
Vitaminat e nevojshme për trupin e njeriut gjatë verës
-
Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare
-
Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës