Derisa mund ta keni konsideruar shfrytëzimin e produkteve të ndryshme natyrale apo atyre farmaceutike, për shëndetin e flokëve tuaj, ndoshta nuk ia keni dhënë mundësinë e duhur vajit natyral të bimës së njohur me emrin Neem.
Arsyeja pse ky vaj preferohet për kujdesin ndaj flokëve është ngase konsiderohet si një eliksir bimorë që shëron gjithçka. Prandaj përdormi i vajit të bimës Neem, shërben për përmirësimin e problemeve që mund t’i keni me lëkurën e kokës.
Përfitimet e vajit…
* Promovon rritjen e shëndetshme të flokëve
* Zvogëlon shpeshtimin dhe rritjen e flokëve të thinjura
* Përmirëson flokët e djegura
* Shëron lëkurën e kokës
* Zvogëlon zbokthin në mënyrë drastike
* Lufton morrat e kokës
Thuhet se vaji i bimës Neem ndër të tjera është i mbushur me acide yndyrore, antioksidantë të ndryshëm, vitaminë E, kalcium dhe gjëra të tjera të cilat mund ta përmirësojnë cilësinë e flokëve tuaj.
Si ta përdorim atë?
Derisa vaji mund të aplikohet direkt në lëkurë të kokës, preferohet që fillimisht ta bëni një provë para përdorimit të tij. Po ashtu mos harroni që për ta holluar vajin e pastër të bimës Neem, të përdorni vaj ‘jojoba’, vaj ulliri ose vaj kokosi.
Pasi aplikimit të vajit Neem, lëreni atë në kokë për të paktën 60 minuta para se t’i shpërlani flokët me shampon.