Përdorimi i avokados sjellë shumë përfitime për shëndetin tonë, por avokado mund të përdoret edhe si trajtues natyral i problemeve me flokët.
Përdorimi i tij ju ndihmon në mbrojtjen e flokëve dhe rikthimin e shkëlqimit, ndihmon në luftimin e majave të dyfishta si dhe në zbutjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokadoja është e pasur me vitaminat A dhe E, ajo njihet për dobinë e saj në riparimin e skalpit të kokës si dhe flokëve të dëmtuara, transmeton kp.
Kjo maskë e krijuar nga avokadoja, mjalta dhe vaji i ullirit, sjellë rezultate shumë të mira.
Ju nevojiten:
1 avokado
2 lugë vaj ulliri
2 lugë mjaltë
Përzieni të gjithë këta përbërës së bashku duke fituar një masë homogjene, vendoseni këtë maskë në flokë prej rrënjës deri tek majat dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Shpërlani flokët pas kësaj dhe do të vëreni rezultatet.