Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përbërësit që parandalojnë thyerjen e thonjve

Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit.

Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me keq ushqim dhe infeksione, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbi përdorimin e produkteve me përmbajtje toksike.

Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta.

Përbërësit: 8 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh.

Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve.

Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më.

Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.

Ky losion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.