Ata që duan ta menaxhojnë peshën e tyre me ushtrime të forcës dhe suplemente të proteinave duhet t’i konsumojnë suplementet e tyre gjatë një vakti, sipas një hulumtimi të rishikuar nga ekspertët nutriticionistë në Universitetin Purdue.
“Koha se kur i merrni suplementet tuaja në raport me kohën se kur i hani ushqimet e juaja mund të ketë rëndësi, prandaj njerëzit të cilët konsumojnë suplemente proteinike në mes të vakteve si mesushqimet mund të kenë më pak të ngjarë të jenë të suksesshëm në menaxhimin e peshës së tyre trupore”, tha Wayne Campbell, profesor i shkencës së të ushqyerit dhe autor i lartë i studimit. Gjetjet u publikuan në Nutrition Reviews.
Suplementet proteinike janë në dispozicion në forma të pijes, pluhurit dhe forma të ngurta, dhe shpesh përmbajnë proteina të hirrës, kazeinës apo sojës, transmeton Koha.net. Ato mund të ndihmojnë me shtimin e peshës, humbjen e peshës apo menaxhimin e peshës bazuar në atë se si inkorporohen në një plan ushqimor dhe merren me vakte ose mesushqime.
“Kjo është hera e parë kur është analizuar koha se kur duhet të konsumohen suplementet në raport me ushqimin”, tha Hudson. “Ky shqyrtim duhet të përcillet me studime rigoroze për ta vlerësuar më mirë kohën e suplementeve të proteinave në raport me ushqimin”.
Analizat e tyre të studimeve kërkimore zbuluan se derisa suplementimi proteinik në mënyrë efektive e rriti masën jodhjamore tek të gjitha grupet, konsumimi i suplementeve të proteinave me vakte ndihmoi në ruajtjen e peshës trupore ndërsa e zvogëloi masën e tyre dhjamore. Në kontrast, konsumimi i suplementeve të proteinave midis vakteve e nxiti shtimin e peshës.
Koha me siguri e bën ndryshimin sepse personi mund të jetë i prirur t’i rregullojë kaloritë e veta në kohën e vaktit, për t’i përfshirë suplementet e proteinave.
Edhe
Koha kur e hani vaktin më të madh mund të ndikojë në energjinë tuaj gjatë ditës
Një kompensim i tillë ushqyes me siguri mungon kur suplementet e proteinave konsumohen si mesushqime. Kaloritë në kohën e ushqyerjes mund të mos jenë të përshtatura për t’i kompensuar suplementet e kalorive, duke çuar kështu në marrjen më të madhe të kalorive për atë ditë”, tha Campbell, ekspertiza e të cilit e integron ushqimin njerëzor, fiziologjinë e ushtrimit dhe geriatrinë, përcjell Koha.net. “Nëse qëllimi është të menaxhohet pesha, atëherë konsumimi i suplementeve proteinike mund të jetë më pak efektiv. Ata që përpiqen të shtojnë peshë mund ta konsiderojnë konsumimin e suplementeve proteinike midis vakteve”.
Më shumë se 2,000 artikuj ushqyes u analizuan nëpër databazat e revistave për t’i identifikuar 34 studime me 59 grupe ndërhyrjeje që ishin të lidhura me këtë temë. Studimet u përzgjodhën në bazë të faktorëve të veçantë të përfshirë si përfshirjen e të rriturve të shëndetshëm, duke e vlerësuar konsumin e suplementeve të proteinave në mes të vakteve ose me vaktet, nëse rezultatet treguan një ndryshim në masën e muskujve jodhjamorë, dhe një minimum prej gjashtë javësh për secilin nga studimet.