Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Për çfarë nuk duhet të flisni në zyrë

5 ditë në javë, 8 orë në ditë, zyra është bërë shtëpia e dytë për të gjithë.

Andaj t’i dimë disa rregulla të mirësjelljes, dhe më e rëndësishme t’i zbatojmë ato në zyrë, është shumë e rëndësishme për jetë dhe karrierë më të mirë, përcjell ksp.

Çështjet personale, jashtë zyrës

Diskutimi i divorcit, ndarjeve, lidhjeve, problemeve me gjyq, nuk janë tema që duhet ndarë me kolegët gjatë pauzave të punës.

Nëse kolegët i dinë gjërat e juaja personale, mund të tallen me ju, apo të mos ju marrin seriozisht nganjëherë.

Në ambientet e punës, pritshmëria është që gjërat që ndahen të jenë brenda kornizës profesionale.