Pankreasi artificial, në sajë të përparimeve shkencore dhe prototipeve të reja të zhvilluara kohët e fundit, është një ëndërr e vërtetë dhe mund të realizohet në të ardhmen te shumë pacientë me diabet tip 1, forma më pak e përhapur e diabetit, por që në çdo rast ka të bëjë me 20 milionë njerëz në botë, sipas studiuesve Charlotte Boughton dhe Roman Hovorka nga Universiteti i Cambridget, të cilët pas 10 vjetësh kërkime të këtyre teknologjive që kërkojnë të imitojnë sjelljen e pankreasit njerëzor.
Diabeti i tipit 1 (i varur nga insulina), është një sëmundje autoimune, pasi sistemi imunitar “çmendet” dhe “gllabëron” një pjesë të pankreasit të pacientit, qelizat beta, të cilat prodhojnë insulinë.
Një studim i kohëve të fundit, i botuar në revistën “Diabetologia” ka treguar se rastet e diabetit 1 rriten në Evropë me 3.4 për qind çdo vit dhe se nëse kjo tendencë mbetet e pandryshuar do të dyfishohet në 20 vjet./atsh
-
Shkencëtarët shërojnë diabetin e tipit 1 te minjtë, pa terapi që dëmton imunitetin
-
Mbi 800 milionë diabetikë në mbarë botën, mbipesha e ushqimi ndër shakatarët kryesorë
-
Po rritet numri i grave të reja që preken nga diabeti i tipit 2
-
Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien e kujtesës
-
Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rinjtë, paralajmërojnë ekspertët