Lifestyle

Pajisja për gjurmimin e obezitetit të rëndë te fëmijët

Grafikët e vjetër ishin përdorur që nga viti 2000. Ato bazoheshin në të dhënat nga sondazhet në SHBA të kryera nga viti 1963 deri në 1994, kur shumë më pak fëmijë ishin obezë, e lëre më shumë obezë, ka thënë Cynthia Ogden, epidemiologe e CDC-së. Në ditët e sotme rreth 4.5 milionë fëmijë - rreth 6% - bien në atë kategori. Grafikët e rritjes tregojnë modelet e zhvillimit sipas moshës, të shprehura në BMI, një llogaritjen e lartësisë dhe peshës, dhe gjithashtu në kthesa të quajtura përqindje.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë rishikuar një mjet për t’i përcjellë rastet në rritje të obezitetit të rëndë midis fëmijëve që më parë ishin jashtë grafikëve.

Listat e përditësuara të rritjes të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani shtrihen në një indeks të masës trupore prej 60 – nga grafikët e mëparshëm që ndalonin në një BMI prej 37, me kategori shtesë për të gjurmuar obezitetin tek fëmijët e moshës 2 deri në 19 vjeç.

Në dekadat e fundit obeziteti i rëndë midis fëmijëve në Amerikë është pothuajse katërfishuar, kanë bërë të ditur ekspertët.

“Ne vumë re një dekadë më parë se po ia kalonim disi grafikëve tanë të rritjes”, ka theksuar dr. Tom Inge, i cili drejton programin e kirurgjisë për humbje peshe në Spitalin e Fëmijëve Lurie të Chicagos.

Grafikët e CDC-së janë mjeti më i përdorur në SHBA për ta përcjellë rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Prindërit janë mësuar të diskutojnë përparimin e rritjes së fëmijëve të tyre që nga koha kur janë foshnja, vuri në dukje dr. Alyson Goodman i CDC-së. Listat e reja do të jenë “jashtëzakonisht të dobishme” në drejtimin e bisedave më të mira midis prindërve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor, tha ajo.

“Këto tabela përdoren si ndihmë vizuale”, ka treguar Goodman.

Grafikët e vjetër ishin përdorur që nga viti 2000. Ato bazoheshin në të dhënat nga sondazhet në SHBA të kryera nga viti 1963 deri në 1994, kur shumë më pak fëmijë ishin obezë, e lëre më shumë obezë, ka thënë Cynthia Ogden, epidemiologe e CDC-së . Sot, rreth 4.5 milionë fëmijë - rreth 6% - bien në atë kategori.

Grafikët e rritjes tregojnë modelet e zhvillimit sipas moshës, të shprehura në BMI, një llogaritje e lartësisë dhe peshës, dhe gjithashtu në kthesa të quajtura përqindje. Ndryshe nga të rriturit, fëmijët nuk klasifikohen si obezë ose shumë të trashë bazuar në një kufi të rreptë të BMI-së, vuri në dukje Inge. Në vend të kësaj fëmijët përshkruhen si obezë bazuar në përqindjet - ku bien në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tyre.

Një fëmijë konsiderohet i trashë nëse arrin përqindjen e 95-të në grafikët e rritjes dhe shumë i trashë në 120% të kësaj pike - ose me një BMI prej 35 ose më të lartë, sipas CDC-së. Për shembull, një djalë 17-vjeçar, i cili është rreth 170 centimetra i gjatë dhe peshon rreth 113 kilogramë, do të kishte një BMI prej 38 dhe do të përshkruhej si shumë i trashë.

Listat e vjetra nuk përfshinin fëmijë si Bryan Alcala nga Aurora, Illinois, i cili fillimisht kërkoi ndihmë në vitin 2019 si student i vitit të parë të shkollës së mesme, i cili ishte 167 centimetra dhe peshonte rreth 130 kilogramë.

“Ishte koha kur situata doli jashtë kontrollit”, kujton Alcala, i cili kishte shtuar kilogramë të tepërt pasi zhvilloi një sëmundje të rrallë të kockave në fëmijëri që e kufizoi aktivitetin e tij.

Fëmijë si Alcala, me BMI prej 45, 50 ose më të lartë, dolën në krye në grafikët e CDC-së, duke e bërë të vështirë vlerësimin e statusit të tyre ose planifikimin e duhur të përparimit të tyre, shpesh duke vonuar trajtimin, ka sqaruar Inge.

Alcala, tani 17 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për humbje peshe në prill dhe humbi 115 kilogramë.

“Gjithçka po shkon mirë tani”, ka thënë ai.

Megjithatë, një ekspert që vë në dyshim përdorimin e BMI-së për të vlerësuar të rriturit, ka thënë se mjekët duhet të jenë të kujdesshëm duke përdorur grafikët e rinj me fëmijët. Ata duhet të fokusohen në sjelljet që nxisin shtimin në peshë, duke u kujdesur që të mos stigmatizojnë fëmijët dhe familjet, është shprehur dr. Tracy Richmond, profesor i asociuar i pediatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

“Përdorimi i tij si një mjet vizual për familjet më duket problematik”, ka theksuar Richmond. “Familja dhe fëmija tashmë e dinë se po jetojnë në një trup të madh. Ne mjekët nuk do të japim ndonjë informacion të ri me këtë”.

Por Erika Alcala, nëna e Bryan, ka thënë se ishte e lumtur që tabelat e reja të rritjes do të përfshijnë fëmijë si djali i saj.

“Derisa ta shihni në letër dhe para jush, nuk e dini rëndësinë”, ka thënë ajo.

Përktheu: Blerta Haxhiu