Ortosomnia paraqet probleme me gjumin, të cilën e shkakton teknologjia, përkatësisht aplikacionet që matin kualitetin e jetës dhe përcjellin gjumin.
Ky lloj aplikacioni regjistron kur flini, sasinë e gjumit dhe kualitetin e gjumit tuaj, transmeton KP.
Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë persona që bazohen kryesisht në këtë aplikacion dhe diagnostifikojnë vetë çrregullimet që nuk i kanë.
Njëra prej tyre është dhe çrregullimi i gjumit, i cili në këtë rast quhet ortosomnia - orto do të thotë e rregullt, somnia - fjetje. Ortosomnia është obsesioni për të fjetur mirë e që bëhet një çrregullim gjumi.
Ekspertët rekomandojnë që në vend të bazohemi në aplikacion, më mirë është që të dëgjojmë trupin tonë. Në mëngjes, pasi të zgjoheni, përcillni gjendjen se si ndiheni.
Nëse jeni të përgjumur, atëherë ju keni fjetur mirë, pavarësisht asaj që thotë aplikacioni juaj.
-
Koha e kaluar para ekranit në shtrat lidhet me cilësi të dobët të gjumit
-
Temperatura e papërshtatshme dhe gërhitja e partnerit lënë pa gjumë miliona njerëz
-
Llojet e pagjumësisë, cilat janë dhe si t’i dalloni
-
Gjërat që duhet bërë për të pasur gjumë më kualitativ
-
“Korona-somnia”, fenomeni i pagjumësisë që e shkakton jeta me COVID-19