Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Operacioni i ri sjell shikimin 20/20

CDC vlerëson se vetëm në vitin 2010, 2.5 milionë vizita në emergjencë apo vdekje ishin të lidhura me dëmtim traumatik të trurit në Shtetet e Bashkuara.

Ky lloj i lëndimit mund të shkaktojë dëme të rënda në shikimin e pacientit, dhe madje mund të çojë në verbëri, transmeton Koha.net. Megjithatë, tani hulumtuesit kanë zbuluar se shikimi mund të rikthehet tek personat që kanë pësuar lëndim traumatik të trurit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për më tepër, ata ishin në gjendje ta rikthejnë shikimin e përsosur tek pacientët të cilët ishin ligjërisht të verbër para lëndimit të tyre.

Një studim i vogël i kryer nga hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Washingtonit në St. Louis, Kresge Eye Institute në Universitetin Shtetëror të Wayne në Detroit, dhe L.V. Prasad Eye Institute në Indi, është publikuar në revistën Ophthalmology.

Hulumtimi i ka përfshirë 20 pacientë të cilët ishin operuar për sindromën Terson, një lloj i veçantë i hemorragjisë së shkaktuar kryesisht nga lëndimet traumatike, si goditjet me automjete. Disa prej pacientëve e përjetuan këtë hemorragji në të dy sytë, duke e mundësuar kështu studimin e 28 syve.

Procedura e përdorur për ta rikthyer shikimin te këta pacientë është e njohur si vitrektomi. Operacioni i largon indet në formë xhelatine prapa thjerrëzës së syrit dhe e zëvendëson atë me një tretësirë të kripur.

Pacientët u ndanë në grupet që i ishin nënshtruar kirurgjisë brenda tre muajve nga hemorragjia dhe ata që iu nënshtruan asaj pas tre muajve.

Nga ligjërisht të verbër në shikim normal

Vetëm një muaj pas operacionit, shikimi i pacientëve është përmirësuar në një mesatare prej 20/40 nga një mesatare prej 20/1290, përcjell Koha.net. Brenda pak muajsh, pothuajse të gjithë pacientët kishin shikim 20/20 (mprehtësi vizuale normale).

Hulumtuesit vunë në dukje se gjatësia e kohës në mes të lëndimit dhe operacionit nuk ishte faktor për atë se sa mirë ishte përmirësuar shikimi i pacientit.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm, meqë shpesh ka faktorë të tjerë që lidhen më ngushtë me vdekjen e menjëhershme të pacientit të cilët duhet të stabilizohen para se të mundë të zhvillohet çfarëdo operacioni për ta rikthyer shikimin.

Siç tha Rajendra S. Apte, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Washingtonit: “Ishte e rëndësishme të mësojmë se sa kohë mund të presim për të vepruar pa pasur efekt negativ në shikim”.

Kjo mund të ketë një ndikim të madh në këto statistika të tmerrshme, duke ofruar shpresë për miliona njerëz çdo vit.