Menaxhimi i shpejtësisë, një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), sugjeron që shpejtësia e tepruar apo e papërshtatshme kontribuon në një prej çdo tre fataliteteve të trafikut rrugor në gjithë botën.
Masat për trajtimin e shpejtësisë parandalojnë vdekjet dhe lëndimet në trafik, bëjnë popullsitë më të shëndetshme dhe qytetet më të qëndrueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 1.25 milion njerëz vdesin çdo vit nëpër rrugët e gjithë botës, ndërsa studimet tregojnë se në mënyrë tipike 40-50% e vozitësve tejkalojnë shpejtësinë e caktuar.
Vozitësit që janë meshkuj, të rinj dhe nën ndikimin e alkoolit janë më të prirë që të përfshihen në aksidentet e ndërlidhura me shpejtësi. Aksidentet e trafikut rrugor mbeten shkaktari numër një i vdekjeve në mesin e të rinjve të moshës 15–29 vjeç. Këto është llogaritur që iu kushtojnë shteteve prej 3-5% të GDP (BPV) dhe i shtyjnë familjet në varfëri, thuhet në këtë raport.
Akoma vetëm 47 shtete të botës ndjekin praktikat e mira në një nga masat kryesore të menaxhimit të shpejtësisë, përkatësisht në zbatimin e kufizimit të një shpejtësie prej 50 km/h apo më pak në qytet dhe lejimit të autoriteteve lokale që të ulin këta kufij edhe më shumë në rrugët përreth shkollave, shtëpive dhe bizneseve.
“Shpejtësia është në thelbin e problemit global të lëndimeve të trafikut rrugor. Nëse shtetet do të trajtonin këtë rrezik kyç, ato së shpejti do të korrnin shpërblimet e rrugëve më të sigurta, si në pikëpamje të jetëve të shpëtuara edhe në shtimin e ecjes dhe çiklizmit, me efekt të thellë dhe të gjatë në shëndet”, thekson drejtoresha e përgjithshme e OBSh-së, Dr. Margaret Chan.
Sipas OBSH-së, masat për menaxhimin e shpejtësisë përfshijnë ndërtimi apo modifikimi i rrugëve për të përfshirë veçoritë që qetësojnë trafikun, siç janë rreth-rrotullimet dhe gungat (policët e shtrirë) e shpejtësisë; krijimi i kufizimeve të shpejtësisë të përshtatshme për funksionin e secilës rrugë; fuqizimi i kufizimeve të shpejtësisë përmes përdorimit të kontrolleve manuale dhe të automatizuara; instalimi i teknologjive brenda veturave në veturat e reja, siç janë asistenca inteligjente e shpejtësisë dhe frenimi emergjent i pavarur; ngritja e vetëdijes për rreziqet e shpejtësisë.
Shtetet që kanë pasur më së tepërmi sukses në zvogëlimin drastik të shkallës së vdekjeve dhe lëndimeve në trafikun rrugor në dekadat e fundit – Holanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar në mesin e tyre – janë ato që kanë adresuar çështjen në mënyrë holistike.
Menaxhimi i shpejtësisë ishte publikuar në vigjilje të Javës së katërt të sigurisë globale në rrugë të KB, 8-14 maj 2017. Java dhe fushata e ndërlidhur me atë “Shpëto jetë: #Ngadalëso” tërheq vëmendjen në rreziqet e shpejtësisë dhe masat që duhet ndërmarrë për trajtimin e këtij rreziku kryesor për vdekje dhe lëndime nga trafiku në rrugë.
Java e KB është mundësi unike e avokimit që kontribuon në arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, caqeve 3.6 dhe 11.2 të ndërlidhura me sigurinë rrugore.
Me rastin e Javës së KB, OBSh gjithashtu do të publikojë Shpëtoni JETË: një pako teknike e sigurisë rrugore, e cila përvijon 22 masa të mbështetura në dëshmi të konsideruara me gjasat më të mëdha për të ndikuar në vdekjet dhe lëndimet e trafikut rrugor, përfshirë një numër të lidhur me menaxhimin e shpejtësisë.