Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Njerëzit superinteligjentë do të jenë realitet në 2030-ën

Njerëzit e parë superinteligjentë mund të jenë mes nesh që në vitin 2030, falë hapave prej gjiganti që po zhvillohen në fushën e neuroshkencave dhe të inteligjencës artificiale duke u fokusuar në praktika që janë në limitin e fantashkencës si vendosja e mikroçipëve dhe transplanti i kujtimeve.

Këto arritje shfaqen në 150 studime shkencore të zhvilluara në këtë fushë nga më shumë se 600 studiues në të gjithë botën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Brenda vitit 2030 rritja e inteligjencës me vendosjen e impianteve në tru nuk do të jetë më vetëm një objekt kërkimi dhe njerëzit duhet të përballen me këtë paradigmë të re”, deklaron neuroshkencëtari, Mihail Lebedev i universitetit Duke në SHBA.

“Ky grumbullim të dhënash duhet të alarmojë shkencëtarët dhe opinionin publik mbi implikimet e mundshme etike, mjekësore dhe ligjore”, thekson eksperti që ka kontribuar në përpunimin e tyre.

“Do të mrekulloheni kur të shihni se sa përpara do të jemi në vitin 2030”, thonë Ioan Opris i shkollës së mjekësisë në Majemi “Leonard M. Miller” dhe Manuel Fernando Casanova i universitetit Luisvil në SHBA.

Mundësitë do jenë po aq sa janë edhe idetë e krijuara nga imagjinata e shkencëtarëve dhe si provë na vjen eksperimenti i zhvilluar në Shkollën e Mjekësisë në Karolinën e Veriut “Wake Forest”, ku u mundësua transplanti i kujtimeve nga truri i një miu te truri i një miu tjetër.

Pra nuk është një rastësi që tema mbi superinteligjencën dhe zhvillimin e trurit të njeriut ka thyer konkurencën me më shumë se një milion kërkime në internet duke lënë pas argumente të tjera të nxehta si ruajtja e oqeaneve dhe studimi i baktereve që jetojnë jashtë dhe brenda trupit të njeriut.