Një video është realizuar nga punëtorët e YouTube, ku është vërtetuar që gjërat e zakonshme mund të duken jashtëzakonisht emocionuese e magjepsëse kur tregohen nga një tjetër pikë.
Kjo video është realizuar vite më parë nga një kanal në YouTube, BBC Earth Unplugged, porse është ripublikuar së fundmi në rrjete sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOli Martin, një nga krijuesit e kanalit, është filmuar me një aparat termik duke iu ekspozuar të ftohtit derisa ishte veshur me rroba të trasha dhe kishte temperaturë të ngrohtë trupore.
Duke përdorur këtë aparat ushtarak që është termik, Martin tregon se si trupi i njeriut e humbet ngrohtësinë kur i shfaqet acarit në malet Skoceze.
Në fillim, ai qëndron para aparatit i veshur me xhaketë dimri dhe duket i kuq, gradualisht, duke u zhveshur, trupi merr ngjyrë të akullt apo të gjelbër në të kaltër, pasi temperatura e trupit ndryshon.