Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm, sidomos në periudhën e vjeshtës.

Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie.

Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar, sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

Hapi i parë, siç shkruan AgroWeb, në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi.

Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

Edhe Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave Lifestyle Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Vlerat shëndetësore të shegës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare.

Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat.

Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.

Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve

Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës.

Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

Edhe Trajtimet në kushtet e shtëpisë kundër infeksionit në veshka Lifestyle Trajtimet në kushtet e shtëpisë kundër infeksionit në veshka

Mënyra të tjera për trajtimin e infeksioneve

Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit

Lëngu i limonit është një prej tyre.

Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm.

Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.

Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar.

Edhe Dietologët tregojnë pijen më të mirë për shëndetin e veshkave Lifestyle Dietologët tregojnë pijen më të mirë për shëndetin e veshkave

Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare.

Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.