Vetëm pak qumësht do t’i jepnin kafesë suaj një shtytje “shëndetësore”, thonë shkencëtarët, raporton “The Sun”.
Kafeja e zezë është e mbushur me polifenole që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe të ndihmojnë të jetosh më gjatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe proteinat nga qumështi mund të lidhen te antioksidantët dhe të ndihmojnë trupin të thithë më shumë prej tyre.
Eksperimentet laboratorike në Universitetin e Kopenagës kanë zbuluar se hedhja e qumështit në kafe të zezë ka dyfishuar efektivitetin e polifenoleve.
U bënë dy herë më të mira në reduktimin e ënjtjes së dëmshme të qelizave njerëzore.
Kjo ënjtje – e njohur si inflamacion – mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Autorja e studimit profesoresha Marianne Nissen Lund ka thënë: “Ne tregojmë se ndërsa polifenoli reagon, efekti i tij ndaj inflamacionit në qelizat imune rritet. Është e qartë e imagjinueshme se ky koktej mund gjithashtu ttë ketë një efekt të dobishëm në inflamacion te njerëzit. Shpresojmë të studiojmë efektin te njerëzit”.
Në hulumtimet e bëra janë vendosur qelizat njerëzore me inflamacion në një enë dhe më pas janë shtuar polifenolet e kafesë të vetme apoi edhe të kombinuara me proteina të qumështit.
Ënjtja në qeliza u reduktua dy herë më shumë në ato të trajtuara me kombinim.
“Pasi njerëzit nuk absorbojnë aq shumë polifenol, shumë hulumtues po studiojnë se si të përmirësojnë përthithjen e tyre. Kjo strategji ka avantazhin e shtuar në rritje të efekteve anti-inflamatore”, ka thënë Nissen Lund. “E imagjinoj se diçka e ngjashme ndodh edhe në një pjatë me mish me perime ose në një smoothie, nëse ia shtoni disa proteina si qumësht apo jogurt”.