Një vaksinë e re që parandalon virusin HIV vjen në fazën e tretë të eksperimentimit, që do të përfshijë 3 800 persona në Amerikën e Jugut, SHBA dhe Europë, njoftoi Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetit (NIAD).
Testi, i quajtur Mozaik, do të provojë një vaksinë të dizajnuar për të nxitur një përgjigje imune ndaj llojeve të ndryshme në të njëjtën kohë dhe do të kryhet te meshkujt që kanë kryer marrëdhënie seksuale me burra dhe transgjinorë të moshës nga 18 deri në 60 vjeç.
“Ne jemi të përkushtuar për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive ndaj HIV që është e përdorshme nga popullsia më e prekshme ndaj virusit”, shpjegon Anthony Fauci, drejtor i NIAID.
Artikuj të ngjashëm
-
“Vaksina” e HIV-it do të arrijë vetëm te 7 për qind e njerëzve që kanë nevojë për të
-
Vaksina e re mund të ndihmojë në shkatërrimin e SIDA-s
-
OKB: Gati 40 milionë njerëz të infektuar me HIV
-
Provat dhe progresi i vaksinës HIV për vitin 2021
-
Së shpejti mund të kemi vaksinën për kancer dhe HIV falë zbulimit të vaksinës anti-COVID