Hologramët janë shumë larg trendit të teknologjisë së ditëve të sotme.
Kjo teknologji ishte shpikur nga fizikani britanik me prejardhje nga Hungaria në vitin 1940.
Së fundmi një laborator hungarez është duke tentuar të ringjallë teknologjinë e hologramëve, duke e shfrytëzuar në fushën e mjekësisë.
Nga qendra në veri të Budapestit, kompania “HoloTech” ka bashkuar forcat me hulumtuesit nga Universiteti teknologjik i Budapestit me qëllim që të ringjallë teknologjinë e hologramit.
Sipas tyre, kjo teknologji ka qenë në gjumë në 50 vjetët e fundit.
Hologramët janë krijuar nga burimet analoge për t’ia lejuar shikuesit që të shohë një pamje të rrafshët nga disa kënde, duke krijuar një iluzion të objekteve tredimensionale.
Mirëpo tani, shkencëtarët në “HoloTech” janë duke përdorur të dhënat digjitale për të krijuar një qartësi superiore dhe ngjyra në hologramët e tyre.
Ata gjithashtu kanë arritur efektin e plotë, që do të thotë se hologramët e tyre tani mund të shikohen nga kënde të ndryshme, jo vetëm anash, por edhe nga lart-poshtë.
Është një ndihmë e madhe për shkollat e mjekësisë, sidomos në klasat e anatomisë. Në këto klasë do të jetë më e lehtë të kuptohet lokacioni i organeve të brendshme.
Me hologramin e trupit të një njeriu, do të mund të vërehen më shpejt dhe më lehtë çrregullimet.
“HoloTech”, gjithashtu, ka krijuar hologramët që mund të ndihmojnë në fushën e sigurisë, siç është ajo e sigurisë kufitare.
Policia nga disa shtete e ka kërkuar këtë teknologji për krijimin e imazheve holografike të njerëzve për përdorim të mundshëm në pasaporta dhe letërnjoftime.
Brenda këtyre pamjeve, do të mund të fshihen të dhëna të koduara të individëve dhe do të mund të lexohen vetëm nga shërbimet e sigurisë.
Më herët, hologramët kanë dështuar të krijojnë ngjyra të vërteta dhe qartësi, sidomos kur bëhej fjalë për fytyrat e njerëzve.
Mirëpo, fizikanët në Budapest thonë se janë më të mirët në botë në krijimin e pamjeve holografike tredimensionale të njerëzve.