Një studim i bërë në Danimarkë te më shumë se 4.000 të rritur, zbuloi se ata që kishin nivele më të larta të vitaminës K, kishin më pak të ngjarë të kishin sëmundjet e mushkërive, si astma dhe sëmundje të tjera pulmonare, ka shkruar FemaleFirst.
Vitamina K, e cila gjendet në fletët e spinaqit apo nw brokoli, po cilësohet se ndihmon në këtë aspekt.
Studiuesit zbuluan se njerëzit me nivele më të larta të vitaminës K, e cila gjendet edhe në vajrat vegjetale dhe disa drithëra, kishin shumë më pak gjasa të kishin sëmundje si astma ose sëmundje pulmonare kronike. Derisa ata që kishin mungesë të kësaj vitamine kishin mushkëri më të dobëta.
Doktori Torkil Jespersen, një studiues në Universitetin e Kopenhagenit në Danimarkë, tha: "Ne e kemi ditur se vitamina K ka një rol të rëndësishëm në gjak dhe kërkimet që kemi bërë po fillojnë të tregojnë se ajo është gjithashtu e rëndësishme në shëndetin e zemrës dhe eshtrave, por ka pasur shumë pak studime në të kaluarën në lidhje vitaminën K dhe efektin e tyre në mushkëri. Me aq sa dimë ne, ky është studimi i parë mbi vitaminën K dhe funksionin e mushkërive në një popullsi të përgjithshme. Rezultatet tona sugjerojnë se vitamina K mund të luajë një rol në mbajtjen e mushkërive tona të shëndetshme", ka përfunduar Jespersen.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi