Lifestyle

Në udhëzimet dietike këshillohet që fëmijëve të mos u jepen karamele e ëmbëlsira nën moshën dyvjeçare

Prindërit kanë një arsye shtesë për t’u thënë jo karameleve, ëmbëlsirave dhe akulloreve për fëmijët. Udhëzimet e para dietike nga qeveria amerikane për foshnjat dhe të vegjlit, rekomandojnë vetëm qumështin e gjirit për të paktën gjashtë muaj dhe pa shtuar sheqer te fëmijët nën moshën 2-vjeç.

“Nuk është kurrë vonë të fillosh”, ka thënë nutricionistja Barbara Schneeman nga Universiteti i Kalifornisë.

Foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri të paktën deri të arrijnë gjashtë muaj, thonë udhëzimet. Bebet duhet të marrin vitaminën D duke filluar menjëherë pas lindjes.

Ata mund të fillojnë të ushqehen me të tjera ushqime kur të jenë 6-muajshe, shkruan AP.

Po ashtu, këshilla të tjera jepen edhe për nënat shtatzëna. Sipas udhëzimeve, për të zhvilluar një tru të shëndetshëm të bebeve të tyre, gratë duhet të ushqehen me 8 deri në 12 vakte në javë me ushqime të detit. Duhet të sigurohen të zgjedhin peshk me nivel të ulët të merkurit sepse mund të dëmtojë sistemin nervor të fëmijës.

Gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool, kafeina duhet të jetë në sasi modeste dhe gratë duhet ta diskutojnë këtë me mjekun e tyre.

Udhëzimet bëhen çdo pesë vjet nga Departamenti i Agrikulturës dhe Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Qeveria i përdorë ato për të vënë standarde për drekat në shkolla dhe programe të tjera.