Të rinjtë në Britaninë e Madhe po i qëndrojnë larg alkoolit, thuhet në një studim të sapo publikuar.
Kërkuesit studiuan të dhënat shëndetësore të dekadës së fundit dhe arritën në konkluzionin se një e treta e personave të grupmoshës 16-24 vjeç në 2015-ën kishin deklaruar se nuk konsumonin alkool.
Shifra ishte një në pesë persona, në vitin 2005, transmeton tch.
Pija pa kontroll gjithashtu ka pësuar një rënie nga 27% në 2005-ën në 18% në 2015-ën, bazuar te të dhënat e Sondazhit të Shëndetit për Anglinë, raporton BBC.
Të paktën 10 mijë persona u anketuan, ndërkohë që rezultatet tregojnë qartë një ulje të qartë në konsumimin e alkoolit nga të rinjtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjysma e të rinjve s’do të luftonin kurrë për Britaninë, zbulon sondazhi
-
1 në 5 të rinj në Britani pëlqen diktaturën
-
Bie numri i konsumuesve të alkoolit
-
Të rinjtë po bëhen më pak të lumtur sesa gjeneratat më të vjetra
-
Studim: Mbi 40-vjeçarët përfitojnë nga alkooli, për ata nën këtë moshë nuk është aspak i mirë