Franca ka urdhëruar ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”.
Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Arsyeja e ndalimit është nga frika së fëmijët po sëmuren nga sëmundja e salmonellës. Salmonella është sëmundje infektive që shkaktohet nga disa baktere.
Autoritetet në Francë thonë se 26 foshnje deri tani janë sëmurë që nga fillimi i muajit dhjetor.
Lactalis eksportohet në Kinë, Tajvan, Pakistan, Afganistan, Irak, Marok, Liban, Sudan, Rumani, Serbi, Gjeorgji, Greqi, Haiti, Kolumbi dhe Peru.
Edhe
Rritet rreziku nga skandali i qumështit Lactalis dhe sëmundja e salmonellës
Disa janë të destinuara edhe për tregjet rajonale duke përfshirë Afrikën dhe Azinë.
Zëdhënësi i Lactalis, Michel Nalet, ka thënë se foshnjat mund të shërohen dhe se çdo bakter i salmonellës mund të vritet duke e zier qumështin për dy minuta.

-
“Nestle” tërheq nga tregu disa produkte të qumështit formulë për bebe
-
Prindër të fëmijëve që shfaqën probleme shëndetësore nga qumështi “Aptamil” mund të kërkojnë dëmshpërblim
-
Ndalohet importimi i qumështit “Aptamil”
-
Shahini: Asnjë rast dëmtimi te foshnjat nga qumështi formulë, produktet e dyshimta po asgjësohen