Është një përzierje ideale për detoksfikuar dhe eliminuar të gjitha toksina e mbetjet e akumulura dhe përgatitet shumë thjesht: lëng limoni dhe vaj ulliri.
Nëse zgjoheni të lodhur, edhe pas një nate kur keni fjetur mjaftueshëm dhe ndjeni një boshllëk e plogështi, kjo pije është ideale. Do t’ju ndihmojë të rivitalizoni trupin dhe të ndiheni energjikë e pozitivë gjithë ditën. Kjo përzierje është përdorur që para shumë vitesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Vaji i ullirit luan një rol shumë të rëndësishëm në dietën mesdhetare dhe është i pasur me acide yndyrore esenciale që rregullojnë kolesterolin e keq dhe eliminojnë toksinat nga trupi.
Limoni është një prej frutave më të shëndetshëm në planet, i pasur me antioksidantë, vitamina dhe substanca ushqyese esenciale duke ofruar benefite të pabesueshme për shëndetin.
Për këtë arsye, kombinimi i të dyjave ka treguar një efekt mbresëlënës për këto raste, si në vijim:
Kundër problemeve reumatike: vetitë e fuqishme ani-inflamatore të këtij kombinimi janë jashtëzakonisht të dobishme në rast të problemeve reumatike. Konsumimi i rregullt lehtëson dhimbjen e kyçeve.
Kundër problemeve kardiovaskulare: Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të cilat aktivizojnë qarkullimin dhe rregullojnë kolesterolin e keq, kjo përzierje parandalon me efikasitet problemet kardiake.
Edhe
Vetitë pozitive të përzierjes së vajit të ullirit dhe limonit
Për të balancuar sekretimin në mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit: Ekspertët pohojnë se konsumi i kësaj përzierjeje në mëngjes, me stomak bosh, parandalon zhvillimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit. Gjithashtu, pirja e një gote me ujë, vaj ulliri dhe limon një orë para vaktit të mëngjesit mund të detoksifikojë mëlçinë, veshkat dhe gurët e tëmthit.
Kundër kapsllëkut: ky kombinim do të veprojë si një lubrifikant për mukusin digestiv dhe në këtë mënyrë do të stimulojë funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Ky medikament vepron si një antioksidant i fuqishëm që largon toksinat, pastron trupin dhe ndihmon tretjen. \neps