Ëmbëlsia e mjaltit dhe aroma e trëndafilave nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër.
Nuk kanë të ngjashëm apo zëvendësues e të dy për qëllime të ndryshme janë pjesë e jetos tonë të përditshme.
Mendoni pak sa interesant dhe i shijshëm do të ishte kombinimi i këtyre dy përbërësve.
Mjalti në vetvete një kurë e vërtetë për organizmin ndërsa trëndafilat janë një bimë e mrekullueshme për t’u konsumuar.
Kombinimi i mjaltit me trëndafila ndihmon kundër çlirimit të stresit, ankthit dhe rigjallërimin e të gjithë organizmit.
Edhe
Njihuni me benefitet e trëndafilit
Mësoni në vijim se si të përgatisni lehtë në shtëpitë tuaja këtë delikatesë të shëndetshme.
Përbërësit
6 trëndafila të natyralë me aromë (trëndafila të egër apo Persian)
500 ml mjaltë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim mblidhni trëndafila të freskëta e të ngrënshëm.
Pastrojini ata nga gjethet, insektet e vogla dhe ndani petalet një nga një për të vazhduar me përgatitjen.
Edhe
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Ndërkohë vini mjaltin të ngrohet derisa të përfitoni një masë të hollë në formë shurupi.
Bëni kujdes të mos e ngrohni më shumë se 35 gradë celsius mjaltin tuaj në mënyrë që të mos humbasë karakteristikat dhe vlerat.
Zgjidhni një kavanoz hermetik e të serilizuar dhe mbusheni atë me gjethet e trëndafilit duke i shtypur ato me kujdes në mënyrë që të lëshojnë esencë dhe aromë.
Më pas menjëherë shtoni gjysmën mjaltit të ngrohtë dhe përzieni në mënyrë që të çlironi bulëzat e ajrit.
Përfundoni duke shtuar më pas edhe pjesën tjetër të mjaltit dhe përzieni sërish.
Kavanozin mbylleni hermetikisht me lëreni mjaltin në një vend të thatë e të errët për të paktën 3 ditë deri në 1 javë.
Edhe
Vlerat unike të petaleve të trëndafilit
Nëse jetoni në një vend me temperature të larta, mund ta ruani edhe në frigorifer.
Më pas konsumojeni siç është bashkë me petalet e trëndafilit për shumë shije dhe shëndet./Agroweb/