Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.
Studimi nga dy universitete kanadeze, universitetet e Waterloosë dhe Manitobas, zbuloi se të sëmurët me migrenë kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë dhe katër herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimerit, sesa bashkëmoshatarët pa migrenë.
Megjithatë, dhimbjet e kokës nuk ishin të shoqëruara me demencë vaskulare, një lloj demence e shkaktuar nga enët e dëmtuara të gjakut në tru.
Demenca është një term i përgjithshëm që përfshin Alzheimerin dhe demencën vaskulare si dhe llojet më pak të zakonshme të dobësimit aftësive njohëse. Studimi, i botuar në ”International Journal of Geriatric Psychiatry” analizoi të dhëna nga 679 të moshuar/ATSH.
-
Çka e shkakton migrenën dhe si mund të lehtësohet?
-
Analiza e gjakut mund të parashikojë rrezikun për Alzheimer deri në 10 vjet përpara
-
Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme ul rrezikun nga zhvillimi i demencës
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit
-
Shkaktarët e fshehtë të migrenës