Mënyra e popullarizuar për të humbur peshë përmes agjërimit që quhet “intermitent” pra me orar të caktuar, mund të ndryshojë funksionimin e baktereve të mira në zorrë si dhe funksionimin e trurit, ka shkruar The New York Post.
Këtë e kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Instituti për Menaxhimin e Shëndetin në Pekin, duke treguar se agjërimi ndikon sa për të mirë, aq edhe për të keq.
Kjo lloj diete mbahet duke agjëruar për një orar të caktuar në ditë të caktuara gjë që çon në humbje të peshës së konsiderueshme.
Agjërimi “intermitent” është kritikuar në mënyrë të përsëritur për rreziqet e tij të dyshuara, duke filluar nga diabeti i tipit 2 deri në rritjen e gjasave për vdekje
Studiuesit në Kinë kanë bërë një studim duke analizuar jashtëqitjen e 25 personave nga Kina, mënyra e ushqyerjes së të cilëve u kontrollua në mënyrë strikte për 32 ditë, dhe për 30 ditë të tjera patën kontroll më të ulët të ushqimit përderisa përdornin metodën e agjërimit për të humbur peshë.
Pastaj konstatuan se gjëja pozitive e kësaj metode është rritja e numrit të baktereve të mira në zorrë që mund të ndihmojë me vëmendjen, aftësitë motorike, emocionet dhe mësimin.
Studiuesit kanë bërë të ditur se kjo metodë e agjërimit ndihmon shumë në menaxhimin e çështjeve shëndetësore që qojnë në mbipeshë, si për shembull hipertensioni, yndyra e lartë në gjak dhe mosfunksionimi i mirë i mëlçisë.
Edhe
Kufizimi i orarit të ushqimit mund të ndihmojë trurin te të moshuarit
Por janë gjetur edhe efektet negative që do të thotë se agjërimi mund t’i dëmtojë bakteret e mira në zorrë duke i pakësuar ato gjë që ndikon edhe në funksionimin normal të trurit. Sipas studiuesve kjo gjë çon në moskomunikim normal në mes të zorrëve dhe trurit.
“Bakteret e mira në zorrë janë të nevojshme për energjinë trupore dhe mbajtjen e peshës normale. Në kontrast me këtë, një mikrobiom jonormal i zorrëve mund të ndryshojë sjelljen tonë në të ngrënë duke prekur disa zona të trurit që janë të lidhura ma varësinë”, ka thënë Dr. Yongli Li, nga Departamenti i Menaxhimit të Shëndetësisë.
“Ende nuk është zbuluar se cilat rajone specifike të zorrëve dhe trurit janë kritike për humbjen e suksesshme të peshës dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme”, ka thënë doktori Liming Wang nga instituti i Mikrobiologjisë në Pekin.