Për fat të keq kanë ardhur kohë kur më nuk mund ta vërtetojmë me siguri të plotë origjinën e disa ushqimeve. Kina prodhon rreth 80% të prodhimit total të hudhrave në botë dhe e eksporton atë në mbarë botën. Kjo është arsyeja se pse ka gjasa të mëdha që jeni duke e konsumuar pikërisht hudhrën e tyre, veçanërisht nëse e blini në dyqane dhe supermarkete. Hudhra e prodhuar në Kinë kryesisht trajtohet me pesticide, ndërsa me kimikate të veçanta e zbardhin atë.
Shumica prej nesh, gjatë blerjes, ende nuk e kanë krijuar shprehinë që ta shikojnë deklaratën dhe origjinën e produktit (nëse e kanë). Në shumë produkte ky informacion as që është shkruar në ndonjë vend të dukshëm, kështu që lehtë mund ta zëvendësojmë atë me "vendin e paketimit", transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiguria e prodhimeve kineze është e cilësisë së dyshimtë, ndërsa tek prodhimi i hudhrave ata e përdorin klorin si zbardhues, pesticide, dhe shpesh mund të ndodhë që hudhra është rritur në ndonjë zonë të kontaminuar.
Me teknikën e zbardhjes largohen njollat më të errëta të hudhrës (të cilat janë përndryshe plotësisht natyrale), dhe me këtë shkatërrojnë edhe insekte të shumta.
Me ndihmën e këtyre 3 truqeve ju mund ta zbuloni me siguri nëse bëhet fjalë për hudhrën e prodhimit vendor apo kinez.
Rrënjët
Nëse rrënja e hudhrës është hequr, sigurisht bëhet fjalë për import. Gjatë blerjes, kjo është gjëja e parë që mund ta vëreni më së lehti dhe më së shpejti.
Shija intensive
Hudhra e importuar kineze e ka një aromë metalike, për shkak të nivelit të lartë të alicinës, e cila kontribuon në erën dhe shijen e saj më të fortë.
Pesha
Hudhra kineze përmban më shumë ujë sesa prodhimet vendore. Mundohuni ta shtypni një thelb hudhre dhe, nëse duket mjaft i fortë, me siguri është hudhër vendore.
Nëse është e mundur, kërkoni hudhër organike nga prodhuesit vendas ose kultivojeni atë vetë. Kështu do të jeni më të sigurtë se keni të bëni me një produkt cilësor.