Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të këqija të cilat njeriu mund t’i përjetojë në jetë dhe kur dhëmbi dhemb ne i marrim të gjitha barnat natyrore dhe farmaceutike për të cilat kemi dëgjuar për t’ia lehtësuar dhimbjen paksa vetes. Në vijim ju sjellim mënyrat më të mira dhe më të këqija për ta trajtuar dhimbjen e dhëmbit.
Menjëherë po e theksojmë se këto barna duhet t’i përdorni vetëm derisa ta vizitoni dentistin tuaj për t’ia lehtësuar dhimbjen vetes para se të merrni ndihmë profesionale, transmeton Koha.net. Shumica e barnave që do t’i përmendim janë me të vërtetë të efektshme, por disa prej tyre duhet të anashkalohen për shkak të shijes vërtet të tmerrshme. Fillojmë nga e para.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHudhra e freskët - Hudhra është një ushqim shumë i njohur kur bëhet fjalë për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit, por edhe ata që e preferojnë shijen e hudhrës nuk mund ta përtypin atë tërë ditën dhe ta mbajnë në dhëmbin që dhemb dhe për këtë arsye nuk ua rekomandojmë.
Piperi i kuq dhe xhenxhefili pluhur - Këto dy erëza pikante duhen përzier me pak ujë për ta bërë një pastë e cila vendoset në dhëmbin që dhemb. Ndoshta dhimbja do të kalojë, por goja do t’ju djegë shumë. Këtë provojeni vetëm në rast se nuk funksionon asgjë tjetër.
Ilaçet kundër dhimbjeve - Ilaçet përdorni si mjet të fundit, në qoftë se vërtet nuk mund të duroni dhe nëse ilaçet natyrale nuk veprojnë.
Uji i njelmët i ngrohtë - Gargarisja e gojës me ujë të njelmët mund të ndihmojë shumë tek dhimbja e dhëmbit dhe në shumicën e rasteve funksionon. Më e keqja është se dhimbja kthehet sapo ta nxirrni ujin nga goja.
Akulli - Me ndihmën e akullit vendi që dhemb do të mpihet dhe dhimbja do të largohet, por kjo do të funksionojë vetëm tek ata që janë më këmbëngulës për ta duruar akullin në fytyrë për një kohë më të gjatë.
Akupresura - Kur bëhet fjalë për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit, shumë njerëz thonë se ndihmon edhe fërkimi i vendit ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit tregues. Mjafton t’i bëni masazh këtij vendi me një lëvizje rrethore për vetëm dy minuta që të ndjeni lehtësim, dhe kështu do ta lehtësoni edhe stresin i cili është rezultat i dhimbjes. Ky nuk është një ilaç i përhershëm, por gjithsesi do të ndihmojë në kombinim me ilaçet e tjera në listë.
Ekstrakti i vaniljes - Ilaçet me bazë alkoolin janë më të efektshme kur bëhet fjalë për dhimbjen e dhëmbit, dhe ekstrakti i vaniljes nuk është përjashtim. Ai e ka pak shijen e fortë dhe të pakëndshme, por gjithsesi ndihmon. Lageni një topth pambuku të pastër ose shkop për pastrim të veshit me ekstrakt vanilje dhe vendoseni në dhëmbin që dhemb.
Rakia/uiski - Fituesi absolut kur është fjala për ilaçet natyrore për ta trajtuar dhimbjen e dhëmbit është sigurisht rakia ose uiski, çfarëdo që keni në dispozicion dhe kjo është vetëm edhe një konfirmim se paraardhësit tanë pothuajse gjithmonë kanë të drejtë. Gargarisni vendin që dhemb në gojë me raki ose uiski dhe dhimbja me siguri do të zhduket për disa orë.