Stina e verës sjell edhe një dëshirë të madhe për të humbur kilet të cilat mund të jenë akumuluar gjatë stinës së dimrit.
Menyja e mëposhtme do t’ju ndihmojë për eliminim e mbetjeve dhe gjithashtu të humbjes në peshë, transmeton KP.
Mëngjes
-2 lugë mjaltë dhe 50 gramë bukë integrale, 1 frut, kivi, 10 bajame, çaj jeshil.
Paradite
Edhe
Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës
-100 gramë luleshtrydhe ose boronica dhe 4 arra.
Drekë
-Antipastë: Sallatë jeshile ose rukola (50 gr në total) me 2 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper i kuq.
- Pjata e parë: 1 porcion oriz kafe.
Përgatitja e orizit duhet bërë në këtë mënyrë :
Edhe
Pesë ushqime që ia vlen t’i keni gjithmonë në kuzhinë nëse doni të humbni peshë
-Fillimisht do të copëtojmë një kokërr qepë ku do t’i shtojmë 2 lugë vaj më pas do t’i shtojmë 60 gramë oriz kafe të papërpunuar ose 120gr oriz të zier dhe 4 lugë ujë të vluar, e lëmë të vlojë për disa minuta dhe më pas e shërbejmë në sasi të vogla në tavolinë me piper të zi dha majdanoz të copëtuar.
Pasdite
-1 kos natyral ose ‘smoothie’ me 1 domate, një gjysmë kastravec të vogël
Darkë
-Në darkë është mirë që të konsumoni peshk salmon.
Edhe
Pijet që ndihmojnë për humbje peshe e rritje të imunitetit
Do ju duhen 150 gramë salmon dhe 200 gramë kungull i njomë.
I vendosim në tigan me 2-lugë vaj ulliri i ekstra të virgjër deri sa të jenë gati.