Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Me terapi gjenetike mund të trajtohet shurdhimi

Eksperimentet e kryera në minjtë laboratorikë sugjerojnë se me ndihmën e një terapie të re gjenetike mund të trajtohet shurdhimi, shkruajnë mediat.

Revista shkencore Nature Biotechnology shkruan se kafshët krejtësisht të shurdhra pas terapisë rikthyen dëgjimin pothuajse normal, apo mund t’i dëgjonin tingujt prej 25 decibelëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtuesit nga Boston Children’s Hospital besojnë se në të ardhmen e afërt kjo terapi do të testohet edhe në njerëz.

Sipas tyre, efekti i terapisë gjenetike bazohet në korrigjimin e defekteve që çojnë në defekte të qimeve mikroskopike të veshit, kyç për procesimin e tingullit.

Për këtë qëllim është përdorur virusi sintetik, i cili i ka bartur me sukses informacionet e nevojshme gjenetike.

Hulumtuesit besojnë se gabimet në ADN janë përgjegjëse për gjysmën e të gjitha rasteve të shurdhimit.