Roli i qumështit për shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Ai ka përbërës ushqimorë, të cilët janë të domosdoshëm për zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, lëkurës, për një tretje sa më të mirë si dhe për parandalimin e disa sëmundjeve.
Mirëpo, qumështi është pak delikat në kuptim të kombinimit me ushqime të tjera, për shkak se ka tendencë të shkaktoj probleme me tretjen. Prania e disa baktereve në të, mund të shkaktoj prishje të ekuilibrit të mikrobiomës së stomakut si dhe fryrje të barkut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga produktet me të cilat qumështi nuk duhet kombinuar janë frutat. Disa nga arsyet përse qumështi nuk duhet të kombinohet me fruta janë:
Sipas mjekësisë së lashtë holistike, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta acidikë apo të ëmbël, për shkak se ndikon negativisht tek tretja e frutave dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak, transmeton televizioni publik.
Kur qumështi kombinohet me fruta acidikë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.
I vetmi kombinim, i cili nuk ka pasoja negative për shëndetin është kombinimi i qumështit me avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.