Gjëndra tiroide është qendra e kontrollit për të gjithë trupin. Nëse trasheni, keni probleme me kapsllëk dhe jeni të lodhur pa arsye, lirisht fajësojeni gjëndrën tiroide.
Gjëndra tiroide kontrollon çdo qelizë në organizëm, sepse në qoftë se nuk kemi hormone të mjaftueshme të gjëndrës tiroide, të cilat janë me rëndësi të madhe, çdo sistem në organizëm ngadalëson, gjë që shkakton lodhje, kapsllëk, shtim në peshë, rënie të flokëve, lëkurë të thatë dhe shumë të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse për një funksion të çrregullt të gjëndrës tiroide në shumicën e rasteve arsyeja qëndron në predispozicionin gjenetik, ekzistojnë disa shprehi të cilat mund ta çrregullojnë funksionimin e kësaj gjëndre të rëndësishme. Ja disa këshilla se si ta mbroni gjëndrën tiroide.
Shmangni dietat restriktive
Nëse mendoni se dietat e shkurtra dhe shumë restriktive të cilat kufizohen me uri nuk mund të shkaktojnë ndonjë dëm në organizmin tuaj, atëherë mashtroheni. Studimet kanë treguar se dietat e tilla ulin për 53 për qind nivelet e serumit T3 të hormonit aktiv të gjëndrës tiroide i cili përshpejton metabolizmin, dhe rrisin për 58 për qind nivelin e serumit të kundërt T3 (RT3) i cili bllokon hormonet e gjëndrës tiroide.
Harroni trajnimet intensive të qëndrueshmërisë
Vrapimi në shtigje të gjata dhe stërvitjet shumë intensive mund të ndikojnë në punën e gjëndrës tiroide. Ngjashëm me dietat kufizuese, stërvitjet shumë intensive rrisin nivelet e hormonit të stresit (kortizolit) dhe pengojnë konvertimin e hormonit T4 në hormonin aktiv T3, transmeton Koha.net. Këto ushtrime e rrisin nivelin e RT3 gjë që ndikon në mbrojtjen e gjëndrës tiroide dhe nuk u lejon që të arrijnë në qelizat e organizmit. Rezultati përfundimtar mund të jetë rritja e dhjamit në stomak, ngadalësimi i metabolizmit dhe rritja e dëshirës për ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla.
Lëreni duhanin
Dihet mirë se pirja e duhanit është shumë e keqe për shëndetin tuaj, por ata që kanë predispozitë gjenetike për funksion të dobët të gjëndrës tiroide janë në rrezik edhe më të madh. Shumë përbërës të tymit të duhanit, nga tiocianiti e deri tek nikotina, shkaktojnë rritjen e nxjerrjes së jodit, gjë që mund të ndikojnë në gjëndrën tiroide. Ekspertët pohojnë se pirja e duhanit mund të ndikojë në nivelin e hormoneve të gjëndrës tiroide të cilat ndikojnë në enzimat duke i konvertuar hormonet aktive në ato joaktive.
Shpëtoni gjëndrën tiroide përmes detoksifikimit
Çdo kund rreth nesh ka ndikime që mund ta pengojnë punën e gjëndrës tiroide, në shishet e plastikës, kanoçet, dhe madje edhe në shishet e shamponit. Ftalatet janë kimikatet që gjenden në të gjitha këto produkte, dhe për të cilat besohet se mund të ndikojnë në gjëndrën tiroide dhe në nivelet e hormoneve në trup.
Shmangni produktet që përmbajnë ftalate dhe substancën BPA, hani ushqim të shëndetshëm dhe ushtroni në temp të moderuar.