Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mbipesha shkakton migrenën

Mbipesha shkakton migrenën, thonë mjekët, sipas të cilëve njerëzit me mbipeshë kanë shpesh kokëdhimbje të tmerrshme.

Një nga shtatë persona të rritur kanë migrenë dhe për atë nuk ekziston një bar i mirë.

Një hulumtim i mëhershëm tregon për lidhjen interesante, e cila mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë këtë lloj të kokëdhimbjes.

Analiza e rezultateve të studimit të kryer me 300 mijë të anketuar, tregon se njerëzit me indeks të masës trupore më të madhe se 30 kanë 27 për qind më shumë shanse që të vuajnë nga migrena se sa personat me peshë normale, transmeton KP.

Ende nuk është e qartë nëse dobësimi ose kthimi në peshë normale mund të lehtësojë migrenën.

Artikuj të ngjashëm