Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mbillni këto bimë dhe largoni mushkonjat - përgjithmonë

Mushkonjat nuk janë vetëm insekte të bezdisshme, pickimi i të cilave në lëkurë shkakton kruarje të pakëndshme, por edhe bartëse të sëmundjeve të rënda, madje edhe vdekjeprurëse si malarja, virusi i Nilit Perëndimor, virusi Zika, ethet tropikale...

Mushkonja tërhiqet nga dyoksidi i karbonit që e lirojmë, prandaj shpesh qëndron në zonën e kokës, transmeton Koha.net. Për fat të mirë, ekzistojnë bimë, era e të cilave i largon ato, ndërsa disa prej tyre mund t’i mbjellim në kopshtin tonë, në ballkon ose në dritare!

Livando

Era e këndshme e livandos është jashtëzakonisht e pakëndshme për mushkonjat. Livandoja gjithashtu ka veti antifungale dhe antiseptike. Atë mund ta mbillni në kopsht ose në kavanoza të vendosura pranë derës dhe dritares. Për mbrojtje edhe më të mirë kundër mushkonjave, fërkoni lulet e livandos për t’i liruar vajrat e kësaj luleje.

Kumaku

Edhe 10 mënyra për të larguar mushkonjat Lifestyle 10 mënyra për të larguar mushkonjat

Lulja e kumakut liron tiofen, përbërës ky i pakëndshëm për insektet. Përveç mushkonjave, kumaku në mënyrë efikase i largon edhe morrat dhe dëmtuesit e ngjashëm.

Pelargonia

Kjo bimë atraktive dekorative e parandalon invazionin e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë. Pelargonia e do nxehtësinë dhe diellin, por gjithashtu mund të rritet edhe në zonat me hije.

Rozmarina

Rozmarina aromatike përdoret kryesisht për t’iu shtuar shije gjellëve, por gjithashtu si mbrojtje kundër mushkonjave dhe moleve, përcjell Koha.net. Nëse organizoni ndejë në natyrë, për shembull me zgarë, futni degët e rozmarinës në zjarr. Tymi i prodhuar i largon me sukses mushkonjat!

Nenexhiku

Hulumtimet tregojnë se mushkonjat nuk janë adhuruese të nenexhikut. Nenexhikun mbilleni pranë dritares dhe herë pas here i fërkoni gjethet për t’i liruar vajrat dhe për ta forcuar efektin e tij.

Edhe Bimët mund t'i mbajnë insektet larg Lifestyle Bimët mund t'i mbajnë insektet larg

Borziloku

Për shkak të erës intensive të kësaj bime, mushkonjat do t'ju anashkalojnë me të madhe. Disa studime kanë treguar se borziloku madje mund të jetë helmues për mushkonjat.