Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mbi 6.000 kimikate? Çfarë ka në të vërtetë brenda një cigareje

Shumëkush "e llogarit" cigaren si një mik, por në fakt është armiku.

Në fazën e gurtë, cigarja ka grimca të tilla të gurta si fenolet, naftalina dhe nikotina. Nikotina, edhe pse mund të krijojë varësi, në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.

Në fazën e gaztë të cigares, gjenden përbërës si monoksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe cianidi i hidrogjenit.

Kurse avujt e lëngshëm, përfshijnë formaldehid, metan, benzen e amoniak. Këto janë vetëm pak nga mbi 6 mijë kimikatet që çlirohen me tymin e cigares.

Shumica e këtyre kimikateve vijnë nga djegia e duhanit në temperaturën 800 gradë Celcius. Për rreth 100 kimikate që gjenden brenda tymit, ka studime që tregojnë se janë shkaktarë të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Megjithatë, 1 miliardë njerëz nëpër botë ende janë duhanpirës.

Kështu, është krejtësisht i arsyetueshëm angazhimi i qindra shkencëtarëve në botë për të krijuar alternativa pa tym. Gjetja e tyre më e fundit, një risi teknologjike në industrinë e duhanit, janë pajisjet me ngrohje. /agroweb