Kafeja është një nga pijet më të njohura dhe të vlerësuara në botë.
Edhe pse dihet pak, kafeja ofron përfitime të shumta për lëkurën. Një studim i fundit i bërë në Shtetet e Bashkuara ka treguar që pirja e 3-4 filxhanëve kafe në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës me 20%.
Kafeja përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe të cilat përveç parandalimit të kancerit, vonojnë edhe simptomat e plakjes siç janë rrudhat dhe njollat. Maska e fytyrës me bazë kafeje mund të përgatitet në shtëpi.
Maska riparon indet e lëkurës dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit, duke rritur fleksibilitetin e tij.
Për të përgatitur maskën, përzieni 1 lugë kafeje aparati me përmbajtjen e tre kapsulave të vitaminës E. Shtoni një pikë mjalti për të lejuar një amalgamë më të mirë të përbërësve.
Aplikoni maskën e kafesë në fytyrën tuaj dhe lëreni për 15 minuta, përpara se ta shpëlani me ujë të ftohtë. /Italmed/