Në ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj COVID-19 do të duhet të vihet në punë një operacion i gjerë logjistik. Miliona doza duhet të përshkojnë qindra e mijëra kilometra nga prodhuesit tek spitalet, zyrat e mjekëve dhe farmacitë, të cilat nga ana tjetër duhet t’i ruajnë, të gjurmojnë dhe përfundimisht të vaksinojnë njerëzit në të gjitha vendet.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, bashkë me departamentet shëndetësore shtetërore dhe lokale, janë ato që e koordinojnë këtë proces në SHBA. Këto agjenci shpërndanë vaksinat e gripit gjatë pandemisë së gripit H1N1 në vitin 2009, dhe ato administrojnë çdo ditë vaksinat e fëmijëve.
Sfidë krejtësisht e re
Por vaksina kundër COVID-19 do të jetë një sfidë krejtësisht e re. “Situata e COVID është dukshëm e ndryshme dhe më komplekse se gjithçka me të cilën jemi përballur në të kaluarën”, thotë Kris Eresman, drejtor i sëmundjeve infektive në Departamentin e Shëndetësisë në Minesota.
Dy vaksinat, kandidate kryesore në SHBA – njëra e zhvilluar nga “Moderna”, dhe tjetra fryt i një bashkëpunimi midis amerikanes “Pfizer” dhe gjermanes “BioNTech” – kanë përparuar kaq shpejt në provat e tyre klinike, pikërisht pasi ato janë më të shpejtat për t’u zhvilluar dhe prodhuar.
Edhe
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
Ato mbështeten në një teknologji të re të vaksinave, përparësia e së cilës është shpejtësia, por dobësia e së cilës është brishtësia fizike ekstreme. Këto vaksina duhet të ngrihen – në rastin e Pfizer/BioNTech, në një temperaturë shumë të ulët, minus 70 shkallë celsius, më ftohtë se shumica e ngrirjeve, gjë që do të kufizojë mënyrën dhe vendin ku mund të transportohen. Mënyrat e ndërtimit të këtyre vaksinave (pa konservues të shtuar) dhe paketimi (në shishe që mbajnë doza për shumë njerëz), i bëjnë gjithashtu ato më të lehta për t’u zhvilluar dhe prodhuar shpejt, por më të vështira për t’u administruar në terren.
Pra, shpejtësia po vjen në kurriz të komoditetit. “Për këtë gjeneratë të parë të vaksinave ne nuk do të tregtojmë sigurinë. Ne nuk duam ta shkëmbejmë atë me efektivitetin”, thotë Kelly Moore, drejtoresha e asociuar në Koalicionin e Veprimit të Imunizimit.
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet