Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.
Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, mund të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.
Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.
10 ushqimet më të mira dhe të nevojshme për shëndetin e syve:
Peshku
Edhe
Vitaminat kryesore për sytë
Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria.
Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.
Arrorët dhe bishtajoret
Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3. Sipas të dhënave, arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës.
Rekomandohet konsumi i më shumë arrave, shqemeve, kikirikëve dhe bishtajoreve si fasule, thjerëza etj.
Farat
Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Farat chia dhe farat e linit ndihmojnë për të mirëmbajtur shëndetin e syve.
Agrumet
Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve. Këshillohet edhe konsumimi i më shumë limonëve dhe portokallëve për të marrë sa më shumë vitaminë C.
Barishtet
Edhe
Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit
Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C. Ato duhen konsumuar rregullisht.
Karotat
Karotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaminë A, e cila luan një rol thelbësor në shikim.
Patatja e ëmbël
Ashtu si karotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.
Panxhari
Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve. Sipas të dhënave, zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.
Vezët
Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.
Edhe
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
Uji
Uji është thelbësor për shëndetin e syve. Duhet pirë shumë ujë që të parandalohet hidratimi dhe përtharja e syve. /agroweb